Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 24/2018, datë 25.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gani Dizdari kundër vendimit nr. 37 datë 16.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gani Dizdari.

Sot, në datën 30.10.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ina Rama

Relatore:   Natasha Mulaj

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz