Për shkak se data 10.12.2018 përkon me ditë pushimi, seanca publike e planifikuar për tu zhvilluar në datë 10.12.2018, ora 10.00  është caktuar në datë 13.12.2018, ora 10.00.

Ditën e enjte më datë 13.12.2018, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Brati.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Natasha Mulaj
Relator: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.