Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 11 dhjetor 2018, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.9/2018, datë 19.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.
Në këtë seancë, subjektet pjesëmarrëse në gjykim u njohën me informacionet dhe aktet bashkëlidhur që disa institucione shtetërore i kanë vënë në dispozicion Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në zbatim të vendimit të datës 16.11.2018 për hetimin e disa fakteve juridike.
Për t’i dhënë subjekteve pjesëmarrëse kohën e nevojshme për vlerësimin e fakteve, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore më datë 17.12.2018, ora 12.00.
Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.