Ditën e mërkurë, më datë 09.01.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.15/2018, datë 11.09.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Artan Lazaj ka bërë kundër vendimit nr.34, datë 11.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.