Për arsye objektive, seanca publike e planifikuar për tu zhvilluar në datë 31.01.2019, ora 10.00 është caktuar në datë 05.02.2019, ora 10.00.
Ditën e marte më datë 05.02.2019, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Brati.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Natasha Mulaj
Relator: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.