Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.1/2019, datë 08.01.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alma Liçaj kundër vendimit nr.78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Liçaj.
Sot, në datën 11.01.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Luan Daci
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo