Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.2/2019, datë 08.01.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci kundër vendimit nr.77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci.

Sot, në datën 11.01.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo