Ditën e enjte, më datë 07.02.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.19/2018, datë 11.10.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Shkëlzen Selimi ka bërë kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.52, datë 30.07.2018, i korrigjuar me vendimin nr. 5, datë 17.09.2018.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.