Sot, më datë 23.01.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Albana Shtylla, e caktuar kryesuese e trupit gjykues në çështjen (JR) nr.3/2019, datë 11.01.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Prifti kundër vendimit nr. 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kërkesa e gjyqtares Albana Shtylla për heqje dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje është pranuar në mënyrë unanime me vendimin nr. 3/2, date 21.01.2019, nga trupi gjykues i përbërë nga: Luan Daci, kryesues dhe Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo anëtarë.

Përfundimisht, sipas shortit për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin e trupit gjykues, përbërja është si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Luan Daci, Ina Rama, Rezarta Schuetz