Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj, sot, më datë 04.02.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr.21/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli, kundër vendimit nr. 41, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit 84/2016, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
  3. U shpall në Tiranë, sot, më datë 04.02.2019.