Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, vlerëson se subjekti i rivlerësimit Antoneta Sevdari ka kryer deklarim të pamjaftueshëm në kuptim të pikës 3 të nenit D, të Aneksit të Kushtetutës, nenit 33, pika 5, shkronja “b” të ligjit 84/2016, dhe se nga vlerësimi tërësor i të tre kritereve në kuptim të nenit 4, pika 2 të ligjit 84/2016, rezulton se ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.
Për këto arsye, trupi gjykues me shumicë votash, bazuar në nenet D, pika 1 dhe 3 të Aneksit të Kushtetutës, nenit 61, pika 3 dhe 5, si dhe nenit 66, pika 1, shkronja “b” të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,
Vendosi:
1.Ndryshimin e vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit znj.Antoneta Sevdari.
2.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.02.2019.