Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 2 korrik 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alma Brati.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, kryesuesja e seancës njoftoi se një trupë gjykuese e shortuar në Kolegj ka vendosur rrëzimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin nga trupi gjykues të relatores së çështjes, me vendimin nr.13/8, datë 02.07.2019.
Trupi gjykues, pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, vendosi të shpallë vendimin përfundimtar ditën e martë, më datë 09.07.2019, ora 09.00.
Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.