Ditën e martë, më datë 03.09.2019, ora 11:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues:    Sokol Çomo
Relator:       Ardian Hajdari  
Anëtarë:       Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë