Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.35/2019, datë 31.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi kundër vendimit nr.138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 03.09.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz