Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.1/2019, datë 08.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Alma Liçaj kundër vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 78, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alma Liçaj.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.09.2019.