Ditën e hënë, më datë 21.10.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.2/2019, datë 08.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ramadan Troci, kundër vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues:  Ardian Hajdari

Relatore:   Ina Rama

Anëtarë:    Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.