Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo  relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin D, pika 1 dhe 3 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 3, si dhe nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

  • Ndryshimin e vendimit nr. 62, datë 03.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj.
  • Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 24.10.2019, në Tiranë.