Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.55/2019, datë 29.10.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.173, datë 01.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Madani.

Sot, në datën 01.11.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj