Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 07.11.2019, ora 09:30, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.

Në seancën e sotme gjyqësore, Komisioneri Publik shprehu qëndrimin e tij mbi provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit seancën paraardhëse.

Subjekti i rivlerësimit paraqiti pranë trupit gjykues një parashtrim mbi analizën financiare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vitet 2003 – 2006, analizë e cila është përfshirë në shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik.

Trupi gjykues vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor dhe ftoi palët të parashtrojnë konkluzionet e tyre përfundimtare në seancën e datës 12.11.2019, ora 12:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.