Emërtimi: Kundërshtimi i vendimit nr. 284, datë 17.07.2023 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Sali Hasa”.

Data e regjistrimit: 03.11.2023

Vënë në lëvizje nga: Ankuesi Sali Hasa

Subjekt i interesuar: Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Objekti: Kundërshtimi i vendimit nr. 284, datë 17.07.2023 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Sali Hasa”.

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Ina Rama

Gjyqtare: Mimoza Tasi

Relatore e çështjes: Natasha Mulaj

Statusi: Përgatitje për shqyrtim

Emërtimi:  Rigjykimin e çështjes së gjykuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me vendimin nr. 01 datë 20.07.2020 që më përket mua kërkuesit Tom Dedaj.  

Data e regjistrimit:      10.08.2023

Vënë në lëvizje nga:     Kërkuesi Tom Dedaj

Subjekte të interesuar:    Këshilli i Lartë i Prokurorisë

                                           Inspektori i Lartë i Drejtësisë

 Objekti: 1. Rigjykimin e çështjes së gjykuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me vendimin nr. 01 datë 20.07.2020 që më përket mua kërkuesit Tom Dedaj.

  1. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 22 datë 28.01.2022 për shkarkimin e prokurorit Tom Dedaj nga detyra.
  2. Kthimin ne detyrën e mëparshme të Prokurorit në Prokurorinë e Shkallës se Parë Dibër.
  3. Dhënien e pagës nga data 30.11.2018 e deri në rifillimin e detyrës.
  4. Dhënien e një shpërblimi të drejtë.

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Albana Shtylla

Gjyqtare: Mimoza Tasi

Relatore e çështjes: Ina Rama

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi: Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të vendimit nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Data e regjistrimit: 30.03.2023

Vënë në lëvizje nga: Kërkuese Majlinda Salillari (Mançellari)

Subjekt i interesuar: Këshilli i Lartë Gjyqësor

Objekti: Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të vendimit nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Natasha Mulaj

Gjyqtare: Rezarta Schuetz

Relatore e çështjes: Mimoza Tasi

Ditën e enjte, më datë 09.11.2023, ora 10:00, u zhvillua seanca plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 2/2023, datë 30.03.2023. Seanca pasuese u zhvillua në datën 15.12.2023, ora 09:30. Vendimi i marrë më datë 15.12.2023 u shpall më datë 15.01.2024.    

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi:  Kundërshtimin e Vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (ish-KLD), për Procedimin Disiplinor (JD) me Nr. 100, datë 16.07.2014.

Data e regjistrimit: 15.02.2023

Vënë në lëvizje nga: Kërkuesi Shtjefën Lleshi

Të paditur ose subjekte të interesuar: Këshilli i Lartë Gjyqësor

Objekti:

– Kundërshtimin e Vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (ish-KLD), për Procedimin Disiplinor (JD) me Nr. 100, datë 16.07.2014.

– Konstatimin, si vendim në kundërshtim me ligjin, në shkelje të dispozitave ligjore dhe Kushtetuese (bazuar në normat ligjore të kohës, dhe normat ligjore në fuqi), për procedimet disiplinore (JD) ndaj Gjyqtarëve. Si dhe shfuqizimin e tij, si një akt i paligjshëm.

– Detyrimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (ish-KLD), të paguajë pagën në masën 50% si dhe kamatëvonesat e arrira, ankuesit Shtjefën Lleshi.

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtar: Sokol Çomo

Gjyqtare: Ina Rama

Relatore e çështjes: Albana Shtylla

Pas kërkesës së gjyqtarit Sokol Çomo për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 1, datë 11.05.2023, nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit e përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryetare), Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë), trupi gjykues i Kolegjit të shqyrtimit paraprak në çështjen (JD) nr. 1/2023, datë 15.02.2023, ka këtë përbërje:

Relatore e çështjes: Albana Shtylla

Gjyqtare: Ina Rama

Gjyqtare: Natasha Mulaj

Pas kërkesës së gjyqtares Natasha Mulaj për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 2, datë 17.05.2023, nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit e përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryetare), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë), trupi gjykues i Kolegjit të shqyrtimit paraprak në çështjen (JD) nr. 1/2023, datë 15.02.2023, ka këtë përbërje:

Relatore e çështjes: Albana Shtylla

Gjyqtare: Ina Rama

Gjyqtare: Mimoza Tasi

Statusi: Përgatitje për shqyrtim