< 2019 >
November 18
  • 18
    18.November.Monday

    Njoftime

    00:00
    2019.11.18

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.57/2019, datë 11.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj kundër vendimit nr.187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ndaj këtij vendimi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka ushtruar ankim edhe Komisioneri Publik.

    Sot, në datën 18.11.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore:  Albana Shtylla

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo

    ***

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.58/2019, datë 12.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj kundër vendimit nr.180, datë 18.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 18.11.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore:  Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci

    ***

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit nr.189, datë 25.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 18.11.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore:  Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

    Njoftim vendimi

    00:00
    2019.11.18

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.38/2018, datë 05.12.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Ahmet Jangulli, kundër vendimit nr. 67, datë 05.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 67, datë 05.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ahmet Jangulli.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

     

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.11.2019.

    Announcement of decision

    00:00
    2019.11.18

    The adjudication panel of the Appeal Chamber, composed of judges, Chairperson Luan Daci, case rapporteur Albana Shtylla, and members Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo, announced the decision on case (JR) no. 38/2018, dated 05.12.2018, corresponding to the appeal of the assessee Ahmet Jangulli against decision no. 67, dated 05.10.2018 of the Independent Qualification Commission.

    At the conclusion of the adjudication in camera, pursuant to Article 66, paragraph 1, item ‘a’, of Law no. 84/2016 “On transitional re-evaluation of judges and prosecutors in the Republic of Albania”, the adjudication panel, unanimously decided:

    1. To uphold decision no. 67, dated 12.2018, of the Independent Qualification Commission related to the assessee Ahmet Jangulli.
    2. This decision is final and effective immediately.

    Announced in Tirana, today, on 18.11.2019