< 2019 >
December 20
  • 20
    20.December.Friday

    Njoftim

    00:00
    2019.12.20

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 19.12.2019, është paraqitur nga Gjykata e Apelit Administrativ çështja me palë: paditës: Tom Dedaj; të paditur: Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria e Përgjithshme, pasi, me vendimin nr. 229, datë 22.10.2019, kjo gjykatë ka vendosur “Shpalljen e moskompetencës funksionale të Gjykatës së Apelit Administrativ, për shqyrtimin e pikave 1, 2, 3 dhe 9 të objektit të kërkesë padisë së paditësit Tom Dedaj dhe dërgimin e akteve Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Objekti i çështjes është: Shfuqizimi i vendimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tom Dedaj; Kthimi në detyrën e mëparshme të prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër; Dhënia e pagesës nga data 28.01.2019 e në vazhdim. Pezullimi i vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë deri në përfundimin e gjykimit të kësaj çështje.

    Në datën 20.12.2019 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

    Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

    Gjyqtar Luan Daci

    Gjyqtar Ardian Hajdari

    Relatore e çështjes: Natasha Mulaj