< 2019 >
March 25
  • 25
    25.March.Monday

    Seancë Publike

    All day
    2019.03.25

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25 mars 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Brati.

    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues njohu subjektin e rivlerësimit me rezultatet e analizës financiare të kryer nga Njësia e Shërbimit Ligjor pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, si rrjedhojë e provave të paraqituara nga subjekti dhe provave të tjera të marra kryesisht nga trupi gjykues.

    Për t’i dhënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit për të dhënë shpjegime mbi rezultatet e analizës financiare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike, më datë 12.04.2019, ora 10:00.

    Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.