- 2525.March.Wednesday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.02.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 10/2019, datë 29.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Kolgjoka.
Gjatë parashtrimit të shkaqeve të ankimit të lidhura vetëm me kriterin e pasurisë, nëpëmjet një kërkese paraprake, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Apelimit të shprehej me vendimmarrje lidhur me cilësimin ose jo si person tjetër i lidhur, të një familjari të subjektit të rivlerësimit, dhe pasi të kishte nje vendimarrje të trupit gjykues lidhur me këtë cilësim, ai do të shprehej lidhur me kërkimet e tij për hetimet që kërkoheshin lidhur me çështjen. Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti i rivlerësimit hodhi poshtë shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke i cilësuar si të pabazuara në prova e ligj dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Gjykata çmoi se në këtë fazë të gjykimit nuk mund të shprehej rreth çështjes së raportit juridik midis subjektit të rivlerësimit dhe familjarit të saj, si dhe cilësimit të tij si person tjetër i lidhur, pasi kjo çështje do të arsyetohet në vendimin përfundimtar.
Në vijim, Komisioneri Publik kërkoi nga trupi gjykues i Kolegjit që të kryente një analizë financiare për verifikimin e ligjshmërisë së burimit të krijimit të pasurisë, apartament banimi në Tiranë.
Në funksion të kërkimit të Komisionerit Publik për kryerjen e analizës financiare, me qëllim verifikimin e marrëdhënies që kanë patur familjarjarët e subjektit të rivlerësimit me pasurinë apartament banimi në Tiranë, trupi gjykues i Kolegjit vendosi të çelë hetimin, duke iu drejtuar për informacion shtesë dhe paraqitje aktesh mbi kontrata te lidhura dhe pagesa të kryera, ndërmarrjes së Ujësjellësit, OSHE-së, shoqërive tregtare investitore dhe sipërmarrëse për ndërtimin e këtij apartamenti, si dhe për veprime juridike të kryera, Dhomës Kombëtare të Noterisë.
Sa më sipër, trupi gjykues i kërkoi subjektit të rivlerësimit që nëse e konsideron të nevojshme, të paraqesë argumenta, prova dhe shpjegime të mundshme.
Në pritje të kthimit të përgjigjeve të mësipërme, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 25 mars 2020, ora 10:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
***
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij.
Në bazë të vendimit të Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 6, datë 11.03.2020, pika 2 e tij, seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 10/2019, për subjektin e rivlerësimit Alma Kolgjoka, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë, datë 25.03.2020, ora 10:00, do të shtyhen deri në një njoftim të dytë.
Public hearing
The Appeal Chamber held on 19.02.2020, at 10:00 h, the public hearing of case (JR) no. 10/2019, dated 29.02.2019, corresponding to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 86 dated 17.12.2018 of the Independent Qualification Commission related to the transitional re-evaluation of the assessee Alma Kolgjoka.
During the submission of the grounds of the appeal related only to asset criteria, the Public Commissioner, through a preliminary request, required the Appeal Chamber to make a decision whether a family member of the assessee was to be qualified as other related person, and once the panel made a decision with regard to this qualification, he would comment on the request concerning investigations related to the case in question. The Public Commissioner requested the upholding or amendment of decision no. 86 dated 17.12.2018 of the Independent Qualification Commission.
The assessee rejected the appeal grounds of the Public Commissioner, considering them unfounded in law and evidences and required the upholding of IQC decision no. 46, dated 17.12.2018.
The Court held that with regard to the legal relationship between the assessee and her family member, and qualification of this person as other related person it cannot not make a statement at this stage of the trial, as this matter shall be considered in the final decision.
Subsequently, the Public Commissioner requested the panel to carry out a financial analysis to verify the legitimacy of the source of creation of property residential apartment in Tirana.
In view of the request of the Public Commissioner to conduct a financial analysis, in order to verify the relationship that the family members of the assessee had with property residential apartment in Tirana, the adjudication panel of the Chamber decided to open the investigation, seeking further information and submission of acts on concluded contracts and carried out payments to Water Supply Enterprise, Power Supply Enterprise, investing commercial and undertaking companies related to the construction of this apartment, as well as the National Notary Chamber, related to legal acts drafted in this respect.
As per above, the adjudication panel requested the assessee that if she considers necessary, she may submit possible arguments, evidences and explanations.
Pending the receipt of the above responses, the adjudication panel decided to adjourn the hearing on 25.03.2020, at 10:00 h.
The public hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.
***
Due to the situation created from the spread of COVID-19 virus and within the framework of precautions to prevent the spread of the infection caused by it, the Appeal Chamber shall limit its activity and services.
Pursuant to the Meeting of Judges decision no. 6, dated 11.03.2020, paragraph 2, public hearing on case (JR) no. 10/2019, related to the assessee Alma Kolgjoka, scheduled to take place on Wednesday, 25.03.2020, at 10:00 am, shall be postponed until further notice.