< 2019 >
March 7
  • 07
    07.March.Thursday

    Ditë seance

    All day
    2019.03.07

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 7 mars 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.14/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.47, datë 25.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Astrit Faqolli.

    Gjatë seancës së sotme, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit, ndërsa subjekti i rivlerësimit, parashtroi prapësimet e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe depozitoi disa akte shkresore që kërkoi të merren në konsideratë nga trupi gjykues.

    Subjekti i rivlerësimit kërkoi kohë për të paraqitur pranë trupit gjykues edhe dy akte të reja shkresore, në funksion të shqyrtimit të mëtejshëm të çështjes.

    Për t’i dhënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit të depozitojë pranë trupit gjykues këtë dokumentacion shtesë, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore më datë 20.03.2019, ora 10.00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

    Hearing day

    All day
    2019.03.07

    The Appeal Chamber held today, on March 7, 2019, the public hearing of case (JR) no.14/2018, dated 07.09.2018, corresponding to the appeal of the Public Commissioner against decision no.47, dated 25.07.2018, of the Independent Qualification Commission related to the transitional re-evaluation of the assessee Mr. Astrit Faqolli.

    During today’s hearing the Public Commissioner submitted the appeal grounds, whereas the assessee submitted his objections to the appeal of the Public Commissioner, and filed some written documents which he requested to be considered by the adjudication panel.

    The assessee requested that in terms of further review of the case, necessary time be granted to him to file with the panel even two other acts,

    In order to provide the necessary time to the assessee to file with the AC this additional information, the adjudication panel decided to adjourn the hearing on 20.03.2019, at 10.00 h.

    The hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.

     

     

    Njoftim

    All day
    2019.03.07

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.14/2019, datë 04.03.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agron Vavla kundër vendimit nr.94, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Agron Vavla.

    Sot, në datën 07.03.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo