< 2020 >
February 6
  • 06
    06.February.Thursday

    Seancë publike

    00:00
    2020.02.06
    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.02.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.13/2019, datë 27.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.
    Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit që lidhen me kriterin e pasurisë, duke kërkuar ndryshimin e vendimit nr. 90, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
    Subjekti i rivlerësimit parashtroi kundërshtimet e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit nr. 90, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
    Në këtë seancë gjyqësore u debatua lidhur me një denoncim të ardhur pranë Komisionerit Publik, pasi ky i fundit kishte ushtruar të drejtën e ankimit pranë Kolegjit të Apelimit.
    Në funksion të shqyrtimit të ankimit, në kushtet kur Komisioneri Publik shpjegoi se i ka lënë të hapura në ankimin e tij edhe dy kriteret e tjera, atë të pastërisë së figurës dhe të aftësive profesionale në funksion të ndonjë denoncimi të mundshëm, trupi gjykues vendosi t’ia nënshtrojë hetimit gjyqësor faktet e pretenduara në këtë denoncim, për të cilin janë në dijeni të gjitha palët.
    Në këtë kuadër, me kërkesë të kryesuesit të seancës, palët parashtruan qëndrimet e tyre lidhur me denoncimin dhe depozituan pranë trupit gjykues aktet shoqëruese të parashtrimeve respektive.
    Trupi gjykues vendosi gjithashtu, t’i kërkojë informacione shtesë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, në funksion të denoncimit. Në respektim të afateve që i nevojiten institucioneve të përgjigjen zyrtarisht, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 26.02.2020, ora 10:00. 
    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore:  Ina Rama

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Public hearing

    00:00
    2020.02.06

    On Thursday, 06.02.2020, at 10:00 h, the Appeal Chamber shall review in a public hearing case (JR) no. 13/2019, dated 27.02.2019, corresponding to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 90, dated 20.12.2018 of the Independent Qualification Commission related to the transitional re-evaluation of the assessee Adnand Kosova.

    The adjudication panel of this case is composed of judges:

    Chairperson:              Sokol Çomo

    Rapporteur:               Ina Rama

    Members:                   Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    The public hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.