< 2020 >
March 9
  • 09
    09.March.Monday

    Njoftim

    00:00
    2020.03.09

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se, duke nisur nga data 9.3.2020, shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e KPA-së do të ndërpritet. Kjo për rritjen e masave parandaluese dhe për arsye të situatës së përhapjes së infeksionit të shkaktuar  nga Covid-19 (Coronavirus i ri), me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

    Sqarojmë qytetarët se deri në një njoftim të dytë zyrtar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, denoncimet mund t’i dorëzojnë nëpërmjet postës zyrtare, ose mund t’i regjistrojnë online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit  të Kolegjit kpa.al, rubrika “Denonco”. (http://kpa.al/denonco/)

     

    Ju falënderojmë për mirëkuptimin!