- 2222.July.Wednesday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 22.07.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 23/2019, datë 08.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Dritan Peka.
Gjatë parashtrimit të shkaqeve të ankimit që përfshijnë të trija kriteret e vlerësimit, Komisioneri Publik prezantoi edhe një analizë financiare të kryer prej tij, bazuar në të cilën, konstatoi se subjekti i rivlerësimit ndodhet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm bazuar në nenin 61, pika 3, dhe nenin 33, pika 5, germa a) e ligjit 84/2016.
Komisioneri Publik kërkoi marrjen në konsideratë të shkaqeve të ankimit, ndryshimin e vendimit nr.112 datë 04.03.2019 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
Subjekti i rivlerësimit parashtroi kundërshtimet e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe i kërkoi trupit gjykues të riçelë hetimin gjyqësor dhe të administrojë në cilësinë e provës, disa akte të reja që i depozitoi pranë trupit gjykues në funksion të shqyrtimit të çështjes.
Pasi u tërhoq për konsultim, me vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues vendosi:
- Riçeljen e hetimit dhe lejimin e marrjes në cilësinë e provave të tre akteve të sjella nga subjekti i rivlerësimit: – shkresë nga Enti Kombëtar i Banesave; shkresë nga Prokuroria e Përgjithshme për hetimin disiplinor në adresë të subjektit të rivlerësimit dhe analizë financiare të sjellë nga subjekti i rivlerësimit.
- Trupi gjykues do të marrë vendim për kërkesën e parashtruar nga Komisioneri Publik në parashtrimet e tij në seancën e sotme për analizë financiare nga Kolegji, pasi të dëgjojë nga Komisioneri Publik qëndrimin e tij pas shqyrtimit të akteve të sjella nga subjekti i rivlerësimit në cilësinë e provës.
- Trupi gjykues vendosi të mos hetojë për një denoncim të datës 15/04/2019, dërguar në adresën elektronike të Komisionerit Publik, pasi denoncimi nuk përmban indicie për prova në lidhje me kriteret e rivleresimit siç përcaktohet nga neni 53, pika 1 e ligjit 84/2016.
- Seanca shtyhet për në datën 14 shtator 2020, ora 10:00 per t’u dhënë mundësi palëve të shprehin qëndrimin e tyre, e konkretisht: Komisionerit Publik në lidhje me aktet e sjella nga subjekti i rivlerësimit në cilësinë e provës dhe subjektit të rivlerësimit në lidhje me denoncimet e përcjella nga Kolegji në adresë të tij, më datë 30 qershor 2020.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Public hearing
The Appeal Chamber held on 22.07.2020, at 10:00 h, the public hearing on case (JR) no. 23/2019, dated 08.05.2019, corresponding to the appeal lodged by the Public Commissioner against decision no. 112, dated 04.03.2019, of the Independent Qualification Commission related to the transitional re-evaluation process of the assessee Dritan Peka.
During the submission of the appeal grounds that comprise all three evaluation criteria, the Public Commissioner introduced a financial analysis carried out by this institution, based on which, it is found that the assessee is in conditions of lack of full disclosure pursuant to Article 61, paragraph 3 and Article 33, paragraph 5, letter a) of Law 84/2016.
The Public Commissioner requested that the appeal grounds, the amendment of decision no. 112, dated 04.03.2019 and the dismissal of the assessee from office, be taken into consideration.
The assessee submitted his objections to the appeal lodged by the Public Commissioner, as well as requested the adjudication panel to reopen the judicial investigation and to administer as evidence, some new acts that he filed with the adjudication panel in function of the case review.
After withdrawing for consultation, upon an interim decision, the adjudication panel decided:
1- Reopening the investigation and allowing the collection of three acts submitted by the assessee as evidence : – the letter from the National Housing Authority; the letter from the General Prosecutor’s Office for the disciplinary investigation addressed to the assessee and the financial analysis submitted by the assessee.
2- The adjudication panel shall make a decision regarding the request submitted by the Public Commissioner in the submissions in today’s hearing for a financial analysis to be carried out by the Appeal Chamber, after having heard the position of the Public Commissioner after reviewing the acts submitted by the assessee as evidence.
3- The adjudication panel decided not to investigate a denunciation dated 15/04/2019, sent to the Public Commissioner’s email address, as the denunciation does not contain indicia for evidence regarding the re-evaluation criteria as defined by Article 53, paragraph 1 of Law 84/2016.
4- The hearing is adjourned on 14 September 2020, at 10:00 h to give the litigants the opportunity to state their positions, namely: the Public Commissioner to state its position regarding the acts submitted by the assessee as evidence and the assessee to state his position regarding the denunciations forwarded by the Appeal Chamber to his address, on 30 June 2020.
The public hearing shall be held at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.