- 1515.November.Monday
Njoftim Vendimi
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.6/2020, datë 05.02.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Isuf Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 210, datë 14.11.2019.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 210, datë 14.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Isuf Shehu.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.11.2021.
Njoftime
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 65/2021, datë 08.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bujar Musta kundër vendimit nr. 447, datë 17.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 15.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla
****
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 66/2021, datë 09.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Desart Avdulaj kundër vendimit nr. 391, datë 26.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 15.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz
***
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 67/2021, datë 09.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albert Spiro kundër vendimit nr. 419, datë 12.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 15.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
***
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 68/2021, datë 10.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Marku kundër vendimit nr. 411, datë 05.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 15.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz
- Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 210, datë 14.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Isuf Shehu.