- 2222.April.Thursday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 22.04.2021, ora 10:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 55/2019, datë 29.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 173, datë 01.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Madani.
Pasi konfirmoi marrjen zyrtarisht nga Kolegji të të gjitha provave të administruara në funksion të shqyrtimit të çështjes, Komisioneri Publik mbajti qëndrimin e tij lidhur me këto prova. Komisioneri Publik vlerësoi se provat e reja nuk vërtetojnë situatë të ndryshme nga sa është parashtruar prej tij në shkaqet e ankimit.
Përfaqësuesi ligjor dhe subjekti i rivlerësimit kundërshtuan qëndrimin e Komisionerit Publik, duke i kërkuar Kolegjit të marrë parasysh provat e reja të depozituara prej tyre, për shkak të vlerës provuese që ato paraqesin.
Në përmbushje të detyrave të lëna nga seanca e mëparshme, subjekti i rivlerësimit paraqiti aktet e ardhura nga shteti grek me vulë apostile dhe trupi gjykues vendosi të lejojë marrjen e tyre në cilësinë e provës, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe nenin 45 të ligjit 84/2016.
Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 29.04.2021, ora 15:00; në të cilën Komisioneri Publik do të shprehet për aktet të cilat u morën në cilësinë e provës në seancën e sotme, duke u kërkuar palëve që gjatë kësaj séance, të jenë të përgatitura për të paraqitur edhe konkluzionet përfundimtare mbi çështjen.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Public hearing
The Appeal Chamber held today on 22.04.2021, at 10:30, the public hearing of the case (JR) no. 55/2019, dated 29.10.2019 corresponding to the appeal of the Public Commissioner filed against decision no. 173, dated 01.07.2019, of the Independent Qualification Commission related to the assessee Artan Madani.
After the Public Commissioner confirmed that he had formally received all evidence forwarded by the Appeal Chamber and administered for the purpose of the case review, the Public Commissioner stated his position regarding this evidence. The Public Commissioner considered that the new evidence do not prove a different circumstance from what was held by him in the appeal grounds.
The legal representative and the assessee objected the position of the Public Commissioner, asking the Appeal Chamber to take into consideration the new evidence submitted by them, due to the probative value they represent.
In fulfillment of the tasks assigned in the previous hearing, the assessee submitted the acts received from Greece with an apostille stamp and the trial panel decided to accept them as evidence, pursuant to Article F, paragraph 3 of the Annex to the Constitution and Article 45 of Law 84/2016.
The trial panel decided to adjourn the public hearing on 29.04.2021; in which the Public Commissioner shall state his position regarding the acts that were taken as evidence in today’s hearing and asked the litigants that in the subsequent hearing they should be prepared to state their final conclusions on the case.
The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tirana.