- 1414.May.Friday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 14.05.2021, ora 10:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 53/2019, datë 25.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 183, datë 19.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Çano.
Në vijim të seancës paraardhëse, gjatë së cilës Komisioneri Publik paraqiti shkaqet e ankimit dhe kërkoi çeljen e hetimit gjyqësor, ndërsa subjekti i rivlerësimit paraqiti prapësimet e tij dhë kërkoi marrjen e provave të reja, trupi gjykues, pasi u këshillua, me vendim të ndërmjetëm, vendosi:
- Të deklarojë të hapur hetimin gjyqësor të çështjes në bazë të nenit F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, neneve 41, pika 4, 43, pika 4 dhe 45 e ligjit nr.84.2016.
- Të lejojë marrjen e provave të reja të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit në seancën gjyqësore të datës 27.04.2021, në bazë të nenit 49, pika 1 e ligjit nr.84.2016.
- Në funksion të hetimit gjyqësor, të kërkojë dokumentacion dhe informacione shtesë nga këto institucione: Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave, Drejtoria Qëndrore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
- Të hetojë e verifikojë në zbatim të nenit 53 të ligjit nr.84/2016, denoncimin e paraqitur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga shtetasi R.Sh, duke kërkuar të dhëna nga: Agjencia Shtetërore e Kadastrës Gjirokastër, Drejtoria e Ujësjellës – Kanalizimeve Gjirokastër, Vlorë e Lushnjë.
Në pritje të administrimit të këtij dokumentacioni, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 3.06.2021, ora 10:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Public hearing
Today, on 14.05.2021, at 10:30, the Appeal Chamber held the public hearing of the case (JR) 53/2019, dated 25.10.2019, related to the appeal of the Public Commissioner filed against the decision of the Independent Commission of Qualification no. 183, dated 19.07.2019, corresponding to the assessee Petrit Çano.
Following the previous hearing, during which the Public Commissioner stated the appeal grounds and requested the opening of the judicial investigation, and the assessee stated his objections and requested that new evidence be collected, the trial panel, after being consulted, upon an interim decision, decided:
- To declare the opening of the judicial investigation of the case pursuant to Article F, paragraph 3 of the Annex of the Constitution, Articles 41, paragraph 4, 43, paragraph 4 and 45 of Law no. 84.2016.
- To allow the collection of the new evidence submitted by the assessee during the hearing of 27.04.2021, based on Article 49, paragraph 1 of Law no. 84.2016.
- For the purpose of the judicial investigation, to request additional documentation and information from the following institutions: General Directorate of Taxes, Central Directorate of State Cadastre Agency, Prosecution at the First Instance Court Berat, Prosecution at the First Instance Court Kruja, Kruja Judicial District Court and the Classified Information Security Directorate.
- To investigate and verify pursuant to Article 53 of Law no. 84/2016, the denunciation submitted to the Appeal Chamber by the citizen R. Sh., requesting data from: State Agency of Cadastre Gjirokastra, Directorate of Water Supply and Sewerage Gjirokastra, Vlora and Lushnja.
Pending the administration of this documentation, the trial panel decided to adjourn the public hearing on 3.06.2021, at 10:00.
The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3 Tirana.