- 1212.July.Monday
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 50/2019, datë 14.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 190, datë 26.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 190, datë 26.07.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Ramiz Lala.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.07.2021.
Delivery of judgment
The trial panel of the Appeal Chamber, composed of judges, Presiding Judge Sokol Çomo, case rapporteur Ardian Hajdari and members Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, delivered the judgment on the case (JR) no. 50/2019, dated 14.10.2019, corresponding to the appeal of the Public Commissioner filed against decision no. 190, dated 26.07.2019, of the Independent Qualification Commission related to the assessee Ramiz Lala.
At the end of the trial, pursuant to Article 66, paragraph 1, item “a” of Law no. 84/2016, “On the transitional re-evaluation of judges and prosecutors in the Republic of Albania”, the trial panel upon majority votes, ruled on:
- Upholding of decision no. 190, dated 26.07.2019 of the Independent Qualification Commission corresponding to the assessee Ramiz Lala.
- This decision is final and effective immediately.
Announced in Tirana, today, on 12.07.2021.
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 37/2021, datë 07.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ramazan Avdiu kundër vendimit nr. 381, datë 06.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 12.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla
Announcement
The Appeal Chamber has registered the case (JR) no. 37/2021, dated 07.07.2021 corresponding to the appeal of the assessee Ramazan Avdiu filed against decision no. 381, dated 06.05.2021 of the Independent Qualification Commission.
Today on 12.07.2021, the Appeal Chamber held the lot drawing to assign the trial panel, the Presiding judge and the Rapporteur of the case.
The trial panel, assigned by lot, consists of judges:
Presiding judge: Ina Rama
Rapporteur: Natasha Mulaj
Members: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla