< 2021 >
September 30
  • 30
    30.September.Thursday

    Seance Publike

    14:20
    2021.09.30

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 30.09.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr.53/2020, datë 24.11.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020, për subjektin e rivlerësimit Genti Shala.

    .
    Në këtë seancë Komisioneri Publik, z. Darjel Sina, paraqiti parashtrimet lidhur me ankimin e ushtruar nga Komisioneri Publik, z. Florian Ballhysa, i cili kishte njoftuar pamundësinë objektive të pjesëmarrjes së tij.

    Komisioneri Publik, duke iu qëndruar shkaqeve të ankimit, kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të riçelë hetimin gjyqësor për dy çështje të reja, të pahetuara dhe të patrajtuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimin objekt shqyrtimi. Konkretisht, të një denoncimi të dërguar në adresë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në datën 10.11.2020, në lidhje me pretendimin e pronësisë së fshehur të subjektit të rivlerësimit në një shoqëri ndërtuese dhe të një kontrate huaje të vitit 2015, pasqyruar në regjistrin noterial, administruar nga Ministria e Drejtësisë.

    Në vijim të kërkimit të ankimit, Komisioneri Publik kërkoi nga trupi gjykues administrimin e plotë të praktikave dokumentare për dy çështjet e sipërcituara.

    Subjekti i rivlerësimit nga ana e tij, prapësoi pretendimet e ngritura në denoncim, duke i cilësuar të rreme dhe dezinformuese, ndërsa për aktin noterial pretendoi për një gabim teknik në regjistrin noterial, duke theksuar se bëhej fjalë për një kontratë huapërdorje për përdorimin e një automjeti në vitin 2015, gjatë një udhëtimi familjar jashtë vendit, të cilin ia paraqiti trupit gjykues dhe kërkoi marrjen si provë në gjykim.

    Trupi gjykues, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të riçelë hetimin gjyqësor dhe të administrojë si prova aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit si dhe të aksesojë dhe të administrojë drejtpërdrejtë të gjitha të dhënat dhe dokumentat e regjistruara në regjistrin tregtar të Qëndrës Kombëtare të Biznesit në dosjen elektronike të një shoqërie tregëtare, si dhe të mos hetojë lidhur me tre denoncime të depozituara në Kolegj.

    Në vijim, pas përgjigjes së Komisionerit Publik, referuar pyetjeve të drejtuara nga një anëtar i trupit gjykues, u vendos mbyllja e hetimit gjyqësor dhe trupi gjykues ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e datës 07.10.2021, ora 14.00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë

    Public Hearing

    15:50
    2021.09.30

    Today, on 30.09.2021, at 10:00, the Appeal Chamber held the public hearing of case (JR) no.53/2020, dated 24.11.2020, corresponding to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 286, dated 04.08.2020 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Genti Shala.

    In this hearing, the Public Commissioner, Mr. Darjel Sina, submitted the grounds of the appeal filed by the Public Commissioner, Mr. Florian Ballhysa, who had informed on the objective impossibility to attend this hearing.

    The Public Commissioner, while addressing the appeal grounds, requested the Appeal Chamber to reopen the judicial investigation with regard to two new issues, uninvestigated and not addressed by the Independent Qualification Commission in the decision subject to review, namely, a denunciation sent to the address of the International Monitoring Operation, on 10.11.2020, regarding the claim of the concealed ownership of the assessee in a construction company and a loan contract of 2015, reflected in the notary register, administered by the Ministry of Justice.

    In the context of the appeal grounds, the Public Commissioner requested the trial panel the complete administration of the documentary practices of the two aforementioned issues.

    On the other side, the assessee objected the claims of the denunciation, considering them false and misleading, whereas with respect to the notarial act he claimed a technical error in the notarial register, underlining that it was a loan contract for the use of a vehicle in 2015, during a family trip abroad, which he submitted to the trial panel and requested to be collected as evidence at trial.

    The trial panel, upon an intermediate decision, decided to reopen the judicial investigation and to administer as evidence the acts filed by the assessee as well as to access and administer directly all the data and documents registered in the commercial register of the National Business Center in the electronic file of a company, as well as to not investigate the three denunciations filed with the Appeal Chamber.

    Subsequently, following the response of the Public Commissioner to the questions addressed by a member of the trial panel, it was decided to close the judicial investigation and the trial panel invited the parties to submit their final conclusions in the next hearing to be held on 07.10.2021, at 14.00 h.

    The public hearing will take place in the premises of the Appeal Chamber, at: Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no.3. Tirana.