< 2022 >
September 30
  • 30
    30.September.Friday

    Njoftim

    10:00
    2022.09.30

    Ditën e mërkurë, më datë 19.10.2022, ora 11:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 34/2022, datë 21.07.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 532, datë 18.05.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim vendimi

    13:00 -14:00
    2022.09.30

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.42/2020, datë 30.09.2020, që lidhet me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 269, datë 01.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valdete Hoxha.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 269, datë 01.07.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Valdete Hoxha.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 30.09.2022.