< 2022 >
January 17
  • 17
    17.January.Monday

    Seancë Publike

    10:00 -14:00
    2022.01.17

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 17.01.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 2/2021, datë 26.03.2021, me ankues Markelian Kuqo, kundër vendimit nr.633, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo” dhe me subjekte të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

    Kryesuesja e seancës bëri me dije, se në përmbushje të detyrave të ngarkuara nga Kolegji në seancën e mëparshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte dërguar fashikullin me të gjitha aktet e administruara dhe të krijuara në funksion të procedimit disiplinor, por ankuesi Markelian Kuqo kishte njoftuar zyrtarisht se për arsye shëndetësore nuk mund të paraqitej në Kolegj për t’u njohur me aktet.

     

    Për shkak të mosprezencës për arsye objektive të ankuesit Markelian Kuqo edhe në seancën e sotme, si dhe për shkak të mosprezencës së gjyqtares relatore të çështjes për arsye objektive, Kolegji vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 15.02.2022, ora 10:00.

     

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

    Njoftim

    12:00 -13:00
    2022.01.17

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 2/2022, datë 10.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ariola Kristo kundër vendimit nr. 438, datë 10.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 17.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë:Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

    *********************************

    Njoftim

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 3/2022, datë 13.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Skënder Damini kundër vendimit nr. 485, datë 14.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 17.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Ardian Hajdari

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë:Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla