- 0505.October.Wednesday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 05.10.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 2/2021, datë 26.03.2021, me ankues Markelian Kuqo, kundër vendimit nr.633, datë 10.12.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo” dhe me subjekte të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Gjatë konkluzioneve përfundimtare, ankuesi analizoi përmbajtjen e vendimit të Gjykatës së Lartë në referencë të procedimit disiplinor, duke përsëritur qëndrimin e tij se ky vendim nuk i përgjigjet ankimit të tij, e devijon atë dhe rrjedhimisht, nuk çon në një zgjidhje ligjore të çështjes. Ankuesi Markelian Kuqo i kërkoi përfundimisht Kolegjit shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nr. 633, datë 10.12.2020 “Për caktimin e masës disiplinore të shkarkimit ndaj tij”.
Përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë paraqitën qëndrimet e tyre rreth shkeljeve disiplinore të ankuesit nën dritën e vendimit të Gjykatës së Lartë, duke deklaruar se, ndryshe nga sa pretendon ankuesi, procesi disiplinor ndaj tij është kryer në respektim të plotë të ligjit, si dhe të parimeve të procesit të rregullt. Përfaqësuesit e KLGj-së dhe ILD-së deklaruan se nëpërmjet shkeljeve disiplinore shumë të rënda, gjyqtari ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia dhe i kërkuan përfundimisht Kolegjit rrëzimin e ankimit të gjyqtarit Markelian Kuqo dhe lënien në fuqi të vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nr. 633, datë 10.12.2020 “Për caktimin e masës disiplinore të shkarkimit të tij nga detyra”.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues do të zhvillojë diskutimet për vendimmarrje lidhur me çështjen, në seancë në dhomë këshillimi. Data e shpalljes së këtij vendimi do t’u njoftohet palëve nga sekretaria gjyqësore e Kolegjit.
- 1111.October.Tuesday
Dhomë këshillimi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca për shqyrtimin në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 32/2020, datë 31.08.2020, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Bernina Kondi, e caktuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë, datë 05.10.2022, ora 10:00, për arsye objektive të vëzhguesit ndërkombëtar, do të zhvillohet ditën e martë, më datë 11.10.2022, ora 10:00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 1818.October.Tuesday
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 45/2022, datë 13.10.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Çarçiu kundër vendimit nr. 542, datë 20.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 18.10.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
- 1919.October.Wednesday
Njoftim
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, zhvilloi sot në dhomë këshillimi seancën gjyqësore për çështjen (JR) nr.34/2022, datë 21.07.2022, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 532, datë 18.05.2022.
Për arsye objektive, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 25.10.2022, në orën 12:00.
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 1919.October.Wednesday
Njoftim
Ditën e enjte, më datë 17.11.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 5/2022, datë 27.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Jak Ndoka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 477, datë 24.11.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Mimoza Tasi
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.