- 2525.October.Tuesday
Dhomë Këshillimi
Ditën e martë, më datë 25.10.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 18/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 209, datë 11.11.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftime
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 25.10.2022, pasi u mor në shqyrtim në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 18/2020, datë 02.06.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Hajrie Muçmata kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 209, datë 11.11.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, në nenin 4, pika 5 e ligjit 84/2016 Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, u vendos shqyrtimi i çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 09.11.2022, ora 11:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim korrigjimin e gabimeve procedurale të kryera nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.********************************************************************************************************************************************
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 46/2022, datë 19.10.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alfred Sali kundër vendimit nr. 555, datë 22.07.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 25.10.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.34/2022, datë 21.07.2022, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 532, datë 18.05.2022.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe nenin 50, germa “d” e ligjit nr. 49/2012 “Per gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, me shumicë votash, vendosi: 1. Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 532, datë 18.05.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci) dhe pushimin e gjykimit të çështjes. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall, në Tiranë, më datë 25.10.2022.