- 3131.October.Monday
Dhomë këshillimi
Ditën e hënë, më datë 31.10.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2022, datë 24.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eda Kaja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 476, datë 16.11.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim
Ditën e mërkurë, më datë 16.11.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 48/2020, datë 10.11.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 260, datë 15.06.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.4/2022, datë 24.01.2022, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Eda Kaja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 476, datë 16.11.2021.Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:1.Lënien në fuqi të vendimit nr. 476, datë 16.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Eda Kaja.2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall sot, në Tiranë, më datë 31.10.2022. - 0101.November.Tuesday
Njoftim
Sot, më datë 01.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar i trupit gjykues në çështjen (JR) nr. 47/2020, datë 22.10.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 47/2020, datë 22.10.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Njoftim
Ditën e mërkurë, më datë 23.11.2022, ora 08:30, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.47/2020, datë 22.10.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 264, datë 17.06.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
- 0202.November.WednesdayNo events
- 0303.November.Thursday
Njoftim
Sot, më datë 03.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 4/2021, datë 21.01.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alket Mersini kundër vendimit nr. 296, datë 16.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 4/2021, datë 21.01.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz - 0404.November.FridayNo events
- 0505.November.SaturdayNo events
- 0606.November.SundayNo events