- 1717.March.Thursday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 17.03.2022, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019.
Subjekti i rivlerësimit, z. Fatri Islamaj, u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti kundërshtimet ndaj vendimit nr. 220, datë 10.12.2019, duke i kërkuar Kolegjit të pranojë në cilësinë e provës aktet e depozituara prej tij, krahas dhe pas ankimit, në mbështetje të pretendimeve të ngritura gjatë seancës së sotme lidhur me kriterin e pasurisë.
Pas disa pyetjeve sqaruese të relatores në funksion të shqyrtimit të çështjes dhe pasi u tërhoq për konsultim, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet në tërësi të depozituara nga subjekti i rivlerësimit.
Pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera procedurale dhe pasi trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor, subjekti i rivlerësimit paraqiti kërkimin përfundimtar lidhur me çështjen: ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019 dhe konfirmimin e tij në detyrë.
Trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 31 mars 2022, ora 9:30.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftime
Ditën e mërkurë, 20.04.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 11/2020, datë 18.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marjana Velçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 222, datë 12.12.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
***********************************************************
Ditën e martë, më datë 26.04.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.22/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 229, datë 28.01.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Banushi.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
**********************************************************************************
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 14/2022, datë 09.03.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ermira Dedja kundër vendimit nr. 496, datë 12.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 17.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues:Sokol Çomo
Relatore:Rezarta Schuetz
Anëtarë:Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.59/2019, datë 13.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysen Keta dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.03.2022.