< 2022 >
Shkurt 28 - Mars 06
  • 28
    28.February.Monday

    Njoftime

    18:00 -19:00
    2022.02.28

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 13/2022, datë 24.02.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Bica kundër vendimit nr. 506, datë 31.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 28.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama

    ***********************************************************************

    Më datë 28.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 35/2021, datë 29.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tasim Puci kundër vendimit 366, datë 05.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 35/2021, datë 29.06.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese: Albana Shtylla     

    Relatore:  Rezarta Schuetz               

    Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi

     

    **********************************************************************************

    Më datë 28.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 16/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Astrit Shema kundër vendimit 239, datë 21.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 16/2020, datë 02.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesues:  Sokol Çomo

    Relatore:  Ina Rama  

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj

     

    ************************************************************************************

     

    Më datë 28.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci i caktuar anëtar dhe gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 24/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Nevrie Duka (Halo) kundër vendimit 253, datë 12.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 24/2020, datë 26.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

     

    Kryesuese:      Albana Shtylla

    Relatore:         Natasha Mulaj

    Anëtarë:         Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

     

  • 01
    01.March.Tuesday

    Dhomë këshillimi

    10:00 -12:00
    2022.03.01

    Ditën e martë, më datë 01.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 26/2020, datë 01.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edmond Hyka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 223, datë 20.12.2019.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim

    18:41
    2022.03.01

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 01.03.2022, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 26/2020, datë 01.07.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Edmond Hyka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 223, datë 20.12.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, në nenin 4, pika 5 e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, me shumicë votash, vendosi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, ditën e enjte, në datën 24.03.2021, ora 10:00.

    Gjykimi në seancë publike u vendos për të rregulluar shkeljet procedurale të procesit dhe për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit, z. Edmond Hyka, të dëgjohet e të paraqesë argumentat e tij.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 02
    02.March.Wednesday

    Dhomë këshillimi

    10:00 -12:00
    2022.03.02

    Ditën e mërkurë, më datë 02.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim

    12:00 -13:00
    2022.03.02

    Ditën e martë, më datë 29.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 203, datë 06.11.2019.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim

    19:00 -21:00
    2022.03.02

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 02.03.2022, pasi u mor në shqyrtim në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 20/2020, datë 17.06.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019, bazuar në nenin 51, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, me shumicë votash, u vendos kalimi i çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, ditën e enjte, në datën 17.03.2022, ora 09:00.

    Gjykimi në seancë publike u vendos për të konstatuar gjendjen faktike në mënyrë të plotë dhe të saktë përmes debatit gjyqësor, duke marrë prova të reja.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo 

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 03
    03.March.Thursday

    Dhomë këshillimi

    10:00 -12:00
    2022.03.03

    Ditën e enjte, më datë 03.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 3/2022, datë 13.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Skënder Damini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 485, datë 14.12.2021.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim

    15:00 -15:01
    2022.03.03

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 03.03.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 3/2022, datë 13.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Skënder Damini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 485, datë 14.12.2021.

    Për arsye se u vendos t’i kërkohet Këshillit të Lartë Gjyqësor informacion shtesë në funksion të shqyrtimit të çështjes, seanca gjyqësore u shty për në datën 11.03.2022, ora 9:00.

    Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 04
    04.March.Friday

    Seancë publike

    10:00 -14:00
    2022.03.04

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.03.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 62/2019, datë 12.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019.

    Bazuar në nenin 45 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet shkresore të paraqitura nga dëshmitari në seancën paraardhëse.

    Kryesuesi i seancës bëri me dije se bazuar në nenin 49, paragrafi i dhjetë, i ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vëzhguesja ndërkombëtare e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kishte depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit një gjetje, që ishte bërë pjesë e fashikullit të çështjes, i ishte përcjellë subjektit të rivlerësimit, znj. Dhurata Haveri dhe për të cilën, përfaqësuesja e saj ligjore mbajti qëndrim gjatë seancës së sotme.

    Bazuar në nenin 47, të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” të ndryshuar, si dhe në nenin 49, pika 6, germat, “a”, “b”, “d” të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues vendosi të mos pranojë kërkesën e përfaqësueses ligjore për të pranuar në cilësinë e provës aktet e depozituara në tërësi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit prej periudhës tetor – dhjetor 2021.

    Pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera shtesë, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke ftuar subjektin e rivlerësimit të paraqesë konkluzionet përfundimtare.

    Subjekti i rivlerësimit, përfundimisht, i kërkoi Kolegjit prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019 dhe vijimin e procesit të rivlerësimit edhe për dy kriteret e tjera, atë të vlerësimit të figurës dhe të profesionalizimit; ose në mënyrë alternative, ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Dhurata Haveri.

    Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 15.03.2022, ora 9:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 05
    05.March.Saturday
    No events
  • 06
    06.March.Sunday
    No events