< 2022 >
Shkurt 21 - Shkurt 27
  • 21
    21.February.Monday

    Seancë publike

    10:00 -15:00
    2022.02.21

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 21.01.2022, ora 10:00, seancën plenare publike të çështjes (JD) 4/2021, datë 21.05.2021, me ankues Enkeleida Hoxha, kundër vendimit nr.92, datë 17.03.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me subjekte të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGj) dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD).

    Pas verifikimit të prezencës së palëve, gjatë së cilës u konstatua mosprezenca e ankueses dhe avokatit të saj, kryesuesja e seancës bëri me dije se avokati i ankueses Enkeleida Hoxha i kishte kërkuar Kolegjit shtyrjen e seancës për arsye të pamundësisë së tij për të qenë i pranishëm, për shkak të një gjykimi tjetër pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

    Ankuesja nuk ishte e pranishme, për shkak se institucionit të ekzekutimit të vendimit penal nuk i ishte kërkuar zyrtarisht shoqërimi i znj. Hoxha për seancën gjyqësore të ditës së sotme.

    Për arsyet e mësipërme, seanca u shty për në datën 23 mars 2022, ora 10:00. 

    Seanca plenare publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftime

    13:23 -14:00
    2022.02.21

    Sot, më datë 21.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 25/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Simon Pashuku kundër vendimit 213, datë 22.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtare Mimoza Tasi.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 25/2020, datë 26.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese:     Rezarta Schuetz

    Relatore:         Ina Rama

    Anëtarë:         Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

     

     

    **************************************************************************************

     

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 8/2022, datë 15.02.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Selami Zalli kundër vendimit nr. 494, datë 23.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 21.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë:Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

     

    *************************************************************************

     

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 16.02.2022, është regjistruar çështja JD nr. 1/2022, me ankues Shkëlqim Kokona dhe me objekt:

     

    Shfuqizimin si antikushtetues për vendimin nr. 411 dt. 17.12.2021 për procesin disiplinor (për përfundimin) dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të masës së shkarkimit ndaj meje raportit për hetimin subjektit, për shkelje të të drejtave të njeriut në procesin administrativ dhe për proces të parregullt ligjor, që bie ndesh me Nenin 6 të Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe një sërë nenesh të  Kushtetutës së Shqipërisë.

     

    Në datën 21.02.2022 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

    Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

    Gjyqtare: Natasha Mulaj

    Gjyqtare: Rezarta Schuetz

    Relatore e çështjes: Mimoza Tasi

  • 22
    22.February.Tuesday

    Seancë publike

    10:00 -11:00
    2022.02.22

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 22.02.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019.

    Kryesuesi i seancës bëri me dije se në fazën kur trupi gjykues ishte tërhequr për marrjen e vendimit përfundimtar, gjyqtari Ardian Hajdari, pjesë e trupit gjykues të kësaj çështjeje, u pezullua nga detyra me vendimin nr.13, datë 07.02.2022, të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Për këtë arsye, gjyqtari Ardian Hajdari u zëvendësua me short nga gjyqtarja Natasha Mulaj.

    Gjithashtu, pas vendimit të ndërmjetëm të marrë nga trupi gjykues për dhënien fund hetimit gjyqësor të çështjes, më datë 1 shkurt 2022, vëzhguesja ndërkombëtare e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit  një opinion (mendim me shkrim) në funksion të shqyrtimit të çështjes për subjektin e rivlerësimit Hysen Keta. Për këtë arsye, me vendim të ndërmjetëm, me shumicë votash, bazuar në nenin 315 të Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi të revokojë vendimin e ndërmjetëm për mbylljen e hetimit  gjyqësor dhe ta riçelë këtë hetim në funksion të vënies në dispozicion subjektit të rivlerësimit, opinionin e vëzhgueses ndërkombëtare.

    Për t’i dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit të njihet dhe të mbajë një qëndrim lidhur me këtë opinion, seanca gjyqësore u shty për në datën 16 mars 2022, ora 9:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 23
    23.February.Wednesday

    Dhomë këshillimi

    10:00 -13:00
    2022.02.23

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 10.02.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019.

     

    Pas zëvendësimit të njërit prej gjyqtarëve të trupit gjykues, për të respektuar afatin kohor për marrjen dijeni, si dhe për t’i dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit të paraqesë kërkesa të mundshme procedurale, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 23.02.2022, ora 10:00.

     

    Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim vendimi

    17:00 -18:00
    2022.02.23
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla  relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.5/2020, datë 20.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019.
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani).
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.02.2022.
  • 24
    24.February.Thursday

    Njoftime

    16:05
    2022.02.24

    Ditën e enjte, më datë 31.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.40/2021, datë 23.07.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 393, datë 03.06.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gerd Hoxha.

     

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

     

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

     

    Relatore: Albana Shtylla

     

    Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

     

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

     

     

    *************************************************************************************************************************************************************************

     

    Ditën e hënë, më datë 28.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.19/2021, datë 19.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 342, datë 02.02.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elbana Lluri.

     

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

     

    Kryesuese: Natasha Mulaj

     

    Relatore: Ina Rama

     

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

     

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

    Njoftime

    16:22
    2022.02.24

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 9/2022, datë 15.02.2022 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 491, datë 21.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjon Kodra.

    Sot, në datën 24.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë:Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

     

    *******************************************************************************************

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 10/2022, datë 15.02.2022 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 479, datë 03.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Dosti.

    Sot, në datën 24.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë:Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi

     

    ****************************************************************************************

     

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 11/2022, datë 17.02.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Binas Nina kundër vendimit nr. 489, datë 16.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 24.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë:Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi

     

    **********************************************************************************

     

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 12/2022, datë 17.02.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arqile Basho kundër vendimit nr. 486, datë 15.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 24.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë:Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi

    Njoftim

    16:49
    2022.02.24

    Sot, më datë 24.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci dhe gjyqtarit Ardian Hajdari, të caktuar anëtarë në çështjen (JR) nr. 15/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marsela Balili kundër vendimit 228, datë 17.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pas hedhjes së shortit, gjyqtarët Luan Daci dhe Ardian Hajdari janë zëvendësuar nga gjyqtaret Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 15/2020, datë 02.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesues:       Sokol Çomo

    Relatore:         Ina Rama

    Anëtarë:         Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

  • 25
    25.February.Friday
    No events
  • 26
    26.February.Saturday
    No events
  • 27
    27.February.Sunday
    No events