< 2022 >
March 8
  • 08
    08.March.Tuesday

    Seancë publike

    10:00 -14:00
    2022.03.08

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 08.03.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj, e cila kishte njoftuar zyrtarisht Kolegjin që, për arsye shëndetësore, e kishte të pamundur pjesëmarrjen në séancë dhe kërkonte shtyrjen e saj.

    Për këtë arsye, bazuar në nenin 175, paragrafi i dytë, i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës publike për në datën 21 mars 2022, ora 9:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim

    13:00 -13:05
    2022.03.08

    Ditën e hënë, më datë 11.04.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 15/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marsela Balili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 228, datë 17.01.2020.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.