• 14
    14.June.Tuesday

    Njoftim vendimi

    09:00 -10:00
    2022.06.14

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 36/2020, datë 11.09.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 241, datë 26.02.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Gjoka.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 241, datë 26.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Irena Gjoka.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.06.2022.

    Njoftim

    10:00
    2022.06.14

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 25/2022, datë 03.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edlira Cufi kundër vendimit nr. 509, datë 17.02.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Sot, në datën 14.06.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:  Mimoza Tasi

    Relatore:     Natasha Mulaj

    Anëtarë:      Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla