< 2022 >
Korrik 11 - Korrik 17
  • 11
    11.July.Monday
    No events
  • 12
    12.July.Tuesday

    Njoftim vendimi

    18:00 -19:00
    2022.07.12

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryetare, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 3/2021, datë 30.04.2021, që i përket ankuesit Bujar Memia kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 81, datë 31.03.2021, me subjekte të interesuara, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

     

    Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” e Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në mënyrë unanime, vendosi:

     

    Mospranimin e ankimit të magjistratit Bujar Memia, kundër vendimit nr. 81, datë 31.03.2021, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia”.

     

    Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

     

    Marrë më 30.05.2022

     

    Shpallur më 12.07.2022

  • 13
    13.July.Wednesday

    Dhome keshillimi

    10:00 -14:00
    2022.07.13

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr. 29/2020, datë 16.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardit Mustafaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 245, datë 05.03.2020, e planifikuar për t’u zhvilluar më datë 05.07.2022, ora 10:00, për arsye objektive të vëzhguesit ndërkombëtar, do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 13.07.2022, ora 10:00.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë:  Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    Njoftim

    15:00
    2022.07.13

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 13.07.2022, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 29/2020, datë 16.07.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ardit Mustafaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 245, datë 05.03.2020, bazuar në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, në datën 27.07.2021, ora 09:00.

    Gjykimi në seancë publike u vendos për të korrigjuar shkeljet procedurale të procesit të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, si dhe konstatimin e drejtë të situatës faktike të çështjes. Gjithashtu, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi t’i kërkojë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit t’i përcjellë çdo akt që është administruar gjatë hetimit administrativ dhe që nuk është pjesë e fashikullit të depozituar në Kolegj, sipas inventarit që e ka shoqëruar atë.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 14
    14.July.Thursday

    Njoftim vendimi

    13:30 -14:00
    2022.07.14

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.35/2020, datë 11.09.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 255, datë 08.06.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ludovik Dodaj.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

    1. Ndryshimin e vendimit nr. 255, datë 08.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ludovik Dodaj.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.07.2022.

    Njoftim

    13:30 -16:00
    2022.07.14

    Ditën e martë, më datë 13.09.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.42/2020, datë 30.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 269, datë 01.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valdete Hoxha.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

  • 15
    15.July.Friday
    No events
  • 16
    16.July.Saturday
    No events
  • 17
    17.July.Sunday
    No events