- 1818.July.Monday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 18.07.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 9/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 491, datë 21.12.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjon Kodra.
Në vijim të seancës së mëparshme, pasi konfirmoi njohjen me analizën e plotë financiare të përgatitur nga Komisioneri Publik, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit mbajti qëndrimin lidhur me të. Përfaqësuesi ligjor deklaroi se, lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, subjekti i rivlerësimit arrin të provojë në mënyrë të pakontestueshme se bëhet fjalë për pasaktësi në deklarim dhe jo tentativë për fshehje të ardhurash.
Në vijim të seancës, vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në referencë edhe të gjetjes së paraqitur prej tij për kriterin e vlerësimit të figurës, i drejtoi subjektit të rivlerësimit disa pyetje sqaruese lidhur me këtë kriter.
Lidhur me denoncimet e publikut, Komisioneri Publik deklaroi se nuk janë gjetur shkaqe të tilla, që do të bënin të nevojshëm shqyrtimin e mëtejshëm të tyre.
Pas konsultimit, kryesuesja e trupit gjykues deklaroi se në përmbajtjen e denoncimeve të publikut nuk ka fakte apo rrethana, të cilat mund të konsiderohen të vlefshme për të plotësuar kriteret e nenit 53, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqëtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Trupi gjykues vendosi të verifikojë në burim, në institucionin, ku është administruar informacioni në të cilin është bazuar gjetja e paraqitur nga vëshguesi ndërkombëtar për kriterin e figurës, lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Duke qenë se ky veprim do të kryhet për administrim të një informacioni të klasifikuar, ai do të bëhet pa prezencën e palëve pjesëmarrëse në këtë gjykim. Me qëllim kryerjen e këtyre veprimeve, seanca gjyqësore do të shtyhet për në datën 22 korrik 2022, ora 08.30.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
- 1919.July.TuesdayNo events
- 2020.July.Wednesday
Dhomë këshillimi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 20.07.2022, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 34/2020, datë 10.09.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, në nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 14.09.2022, ora 10:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim korrigjimin e shkeljeve procedurale të kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.Njoftim
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 20.07.2022, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 34/2020, datë 10.09.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, në nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 14.09.2022, ora 10:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim korrigjimin e shkeljeve procedurale të kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
- 2121.July.Thursday
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese,
Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për
çështjen (JR) nr. 40/2020, datë 21.09.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundërvendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 256, datë 12.06.2020, që lidhet me
subjektin e rivlerësimit Etleva Deda. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit
nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikëne
Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 256, datë 12.06.2020 të Komisionit të Pavarur të
Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Etleva Deda.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.07.2022.Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 31/2022, datë 13.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Emror Kasaj kundër vendimit nr. 529, datë 09.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 21.07.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 32/2022, datë 14.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arian Ndoja kundër vendimit nr. 528, datë 06.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 21.07.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
- 2222.July.Friday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 22.07.2021, ora 08:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 9/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 491, datë 21.12.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjon Kodra.
Në zbatim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, të datës 18 korrik 2022, kryesuesja bëri me dije se trupi gjykues ka kryer verifikimin në burim të informacionit, në të cilin është bazuar gjetja e paraqitur nga vëshguesi ndërkombëtar për kriterin e figurës.
Në vijim, kryesuesja deklaroi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe ftoi palët të paraqisnin konkluzionet përfundimtare të çështjes.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e ankimit, se ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë dhe se nuk arrin të justifikojë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë së tij.
Lidhur me kriterin e figurës, Komisioneri Publik, në zbatim të rekomandimit të ONM-së, parashtrimeve me shkrim të seancës së datës 4 korrik 2022, si dhe në përmbajtjen e gjetjes së vëzhguesit ndërkombëtar, e cila, në referencë të pikës 10, të nenit 49, të ligjit nr.84/2016, përbën provë që dëshmon një fakt, rrethanë apo standard ligjor, vlerëson se edhe pse mënyra dhe koha e kontaktit në këtë rast, përbën rrethanë lehtësuese, ajo duhet vlerësuar në kuptim të nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisioneri Publik, përfundimisht, i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 491, datë 21.12.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gjon Kodra.
Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit deklaroi se, gjatë procesit të zhvilluar në Kolegj, subjekti i rivlerësimit arriti të provojë në mënyrë të pakontestueshme ligjshmërinë e burimeve të krijimit të pasurisë, duke kaluar testin e vlerësimit për këtë kriter. Përfaqësuesi ligjor deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka vlerësim të besueshëm për kriterin e figurës dhe ka arritur nivel të mirë kualifikues lidhur me kriterin e aftësive profesionale. Përfundimisht, përfaqësuesi ligjor i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 491, datë 21.12.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gjon Kodra.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 27 korrik 2022, ora 15:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
- 2323.July.SaturdayNo events
- 2424.July.SundayNo events