- 2525.July.Monday
Dhomë këshillimi
Ditën e hënë, më datë 25.07.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 27/2020, datë 09.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gjovalin Përnoca kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 196, datë 13.09.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.27/2020, datë 09.07.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Gjovalin Përnoca kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 196, datë 13.09.2019.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 196, datë 13.09.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Gjovalin Përnoca.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 25.07.2022.
- 2626.July.Tuesday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 26.07.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 31/2020, datë 30.07.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adnand Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 237, datë 12.02.2020.
Subjekti i rivlerësimit u dëgjua teksa paraqiti kundërshtimet e tij ndaj vendimit nr. 237, datë 12.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke deklaruar se është një vendim i gabuar, me problematika të shumta ligjore. Subjekti i rivlerësimit kërkoi riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe marrjen si provë të disa akteve të reja bashkëlidhur parashtrimeve të tij dhe të depozituara në Kolegj më datë 26.04.2022.
Pasi subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të relatorit në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues, i konsultuar, me shumicë votash, vendosi të refuzojë kërkesën për çeljen e hetimit gjyqësor dhe marrjen në cilësinë e provave të reja, të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit në Kolegj, në datën 26.04.2022, duke qenë se subjekti nuk provoi se ndodhet në kriteret e parashikuara prej nenit 47 të ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, çka do të legjitimonte paraqitjen e këtyre akteve me vonesë, për shkak të rrethanave që kanë ndodhur pa fajin e tij.
Trupi gjykues vlerësoi gjithashtu, edhe mundësinë e administrimit ex officio të këtyre akteve, duke arritur në përfundimin se vlera e tyre provuese dhe ndikimi në zgjidhjen e çështjes, nuk është e tillë, që do të legjitimonte marrjen e tyre në cilësinë e provës, në zbatim të neneve 45 dhe 49, pika 6, të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera shtesë, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe ftoi subjektin e rivlerësimit të paraqesë konkluzionet përfundimtare.
Subjekti i rivlerësimit i kërkoi përfundimisht Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 237, datë 12.02.2020, si një vendim i marrë mbi premisa dhe përllogaritje të gabuara, pa respektuar parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit.
Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundmitar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 29 korrik 2022, ora 10:30.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 2727.July.Wednesday
Seance publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.07.2022, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 29/2020, datë 16.07.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardit Mustafaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 245, datë 05.03.2020.
Subjekti i rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues, teksa paraqiti kundërshtimet e tij ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 245, datë 05.03.2020, duke deklaruar se ky vendim, i bazuar në shkaqe që lidhen vetëm një kriter, atë të pasurisë, është i njëanshëm, me konstatime të gabuara, arbitrare dhe në kundërshtim të plotë me parimin e proporcionalitetit. Subjekti i rivlerësimit kërkoi riçeljen e hetimit gjyqësor dhe marrjen në cilësinë e provës të disa akteve të reja, për të cilat, deklaroi se nuk janë paraqitur gjatë procesit administrativ në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, jo për faj të tij.
Në vijim, trupi gjykues, i konsultuar, vendosi:
– Të çelë hetimin gjyqësor dhe të administrojë në fashikullin gjyqësor, aktet e përcjella nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
– Me shumicë votash, bazuar në nenin 47, të ligjit 49/2012 si dhe në nenet 45 dhe 49 të ligjit 84/ 2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të administrojë në cilësinë e provës aktet, të cilat subjekti i rivlerësimit i ka paraqitur në ankim, në parashtrime dhe në shpjegimet e depozituara në seancën e sotme, për objektin “ndërtesë”, 1+1, në Sarandë.
– Të administrojë në fashikullin gjyqësor të çështjes një akt ekspertimi, të përpiluar në shkurt 2020, të paraqitur në seancën e sotme, pavarësisht se nuk përbën provë të re.
– Me shumicë votash, të pranojë si provë dokumentet që lidhen me të ardhurat e bashkëshortes nga mësimdhënia, dhuratat nga prindërit e personit të lidhur, depozitën e kursimit në Bankën e Kursimeve, të cilat janë specifikuar në shpjegimet e depozituara në seancën e sotme.
– Aktet e titulluara “të tjera”, trupi gjykues i konsideron si akte procedurale të administruara në fashikullin gjyqësor, në funksion të vendimit që ai ka marrë për gjykimin e kësaj cështjeje në seancë publike.
– Trupi gjykues vendosi të refuzojë të marrë në cilësinë e provës aktet, të cilat nuk plotësojnë kërkesat e nenit 47 të ligjit 49/2012 dhe që konsiderohen si të panevojshme, në kuptim të nenit 49 të ligjit 84/2016, dhe që lidhen me një hua të marrë nga subjekti i rivlerësimit, uljen e shpenzimeve për jetesën dhe joproporcionalitetin e ndërhyrjes në të drejtën private dhe familjare, të specifikuara në shpjegimet e depozituara në seancën e some, si dhe ato prezantuara sot nga subjekti i rivlerësimit në lidhje me huanë.
Pas vendimit të ndërmjetëm, duke qenë se subjekti i rivlerësimit nuk kishte kërkesa të tjera procedurale, trupi gjukues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të cështjes dhe e ftoi subjektin e rivlerësimit të paraqesë konkluzionet përfundimtare.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit të rrëzojë konkluzionet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për deklarim të pamjaftueshëm dhe mungesë burimesh të ligjshme lidhur me kriterin e pasurisë, pasi sipas tij, bien në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe jurisprudencën e Kolegjit. Në referencë të vendimit të KPK-së, subjekti i rivlerësimit deklaroi se masa e largimit të tij nga detyra nuk është proporcionale në raport me qëllimin që synon të arrijë ligji 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 245, datë 05.03.2020 dhe konfirmimin në detyrë, duke ndryshuar konkluzionet e KPK-së për vlerësimin e kriterit të pasurisë dhe duke vlerësuar se ka arritur nivel të besueshëm edhe në këtë kriter.
Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 21 shtator 2022, ora 13:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 9/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 491, datë 21.12.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjon Kodra.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 491, datë 21.12.2021 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gjon Kodra.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.07.2022.
- 2828.July.Thursday
Dhomë këshillimi
Ditën e enjte, më datë 28.07.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 10/2020, datë 17.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 211, datë 18.11.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.10/2020, datë 17.02.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 211, datë 18.11.2019.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 211, datë 18.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall, në Tiranë, më datë 28.07.2022.
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 33/2022, datë 21.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elveta Stafa (Murra) kundër vendimit nr. 534, datë 23.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 28.07.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 34/2022, datë 21.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Esmeralda Ndoci kundër vendimit nr. 532, datë 18.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 28.07.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
- 2929.July.Friday
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.31/2020, datë 30.07.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Adnand Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 237, datë 12.02.2020.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 237, datë 12.02.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Adnand Xhelili.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.07.2022.
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 35/2022, datë 25.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 537, datë 02.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Florian Bonjaku.
Në datën 29.07.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
- 3030.July.SaturdayNo events
- 3131.July.SundayNo events