- 0303.August.Wednesday
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 36/2022, datë 29.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 539, datë 08.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Hysni Mulaj.
Në datën 03.08.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi
- 2626.August.Friday
Njoftim
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në vazhdim të shqyrtimit të çështjes nr. 2/2021, datë 26.03.2021, që i përket ankuesit Markelian Kuqo, me subjekt të interesuar Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, do të gjykojë këtë çështje në seancë publike në datën 27.09.2022, ora 10:00.
Seanca plenare publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.