- 0808.September.Thursday
Njoftime
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 37/2022, datë 01.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 535, datë 26.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Bledar Bejko.
Sot, në datën 08.09.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz
**************************
Sot, më datë 08.09.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 55/2020, datë 07.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpresa Beçaj kundër vendimit nr. 270, datë 03.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 55/2020, datë 07.12.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla
**********************************
Sot, më datë 08.09.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 59/2020, datë 16.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Saliko kundër vendimit nr. 284, datë 03.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 59/2020, datë 16.12.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
- 1313.September.Tuesday
Seancë Publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 13.09.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2020, datë 30.09.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.269, datë 01.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valdete Hoxha.
Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisionerja Publike znj. Irena Nino deklaroi se subjekti i rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe i kërkoi Kolegjit kryerjen e një vlerësimi të mëtejshëm për pasurinë, nëpërmjet çeljes së hetimit gjyqësor të çështjes dhe marrjes së provave të nevojshme.
Subjekti i rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisioneres Publike, duke deklaruar se janë kontradiktore dhe të pabazuara në prova e ligj. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se ka arritur të provojë bindshëm burimin e ligjshëm për krijimin e pasurisë së saj dhe se ka arritur nivel të besueshëm edhe për këtë kriter. Në mbështetje të parashtrimeve të saj, znj. Valdete Hoxha paraqiti disa akte, të cilat kërkoi të merreshin si provë për këtë proces gjyqësor, nëse trupi gjykues do të pranonte kërkesën e Komisioneres Publike për çelje të hetimit gjyqësor.
Pasi subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve sqaruese të relatores së çështjes, trupi gjykues u tërhoq për konsultim, duke vendosur: të çelë hetimin gjyqësor dhe të lejojë marrjen në cilësinë e provës të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit bashkëlidhur parashtrimeve të sotme. Trupi gjykues, vendosi të pranojë gjithashtu, disa akte të njëjta me ato të depozituara prej subjektit të rivlerësimit më datë 16 korrik 2020 pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por të pajisura me vulë apostile.
Me kërkesë të Komisioneres Publike për kohë të mjaftueshme për të mbajtur qëndrim lidhur me disa denoncime të publikut, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 23 shtator 2022, ora 9:00. Gjatë kësaj séance, palët duhet të jenë të përgatitura edhe për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
- 1313.September.Tuesday
Njoftime
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 38/2022, datë 06.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Altin Abdiu kundër vendimit nr. 543, datë 28.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 13.09.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla
****************************************************************
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 39/2022, datë 07.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 538, datë 07.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Alvora.
Sot, në datën 13.09.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
*********************************************************************
Sot, më datë 13.09.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 32/2020, datë 31.08.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bernina Kondi kundër vendimit nr. 259, datë 15.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 32/2020, datë 31.08.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla
- 1414.September.Wednesday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 14.09.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 34/2020, datë 10.09.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 254, datë 04.06.2020.
Subjekti i rivlerësimit, znj. Entela Shedula u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti kundërshtimet e saj ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 254, datë 04.06.2020, duke deklaruar se ky vendim, me konkluzione vetëm për kriterin e pasurisë, është marrë në shkelje të standardeve të procesit të rregullt ligjor dhe në mospërputhje me provat e administruara.
Subjekti i rivlerësimit, znj. Entela Shedula, i kërkoi Kolegjit marrjen në cilësinë e provës të dy akteve bashkëlidhur parashtrimeve të seancës së sotme gjyqësore, të paraqitura në mbështetje të pretendimeve të saj.
Pasi subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve sqaruese të relatorit të çështjes, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe ftoi subjektin e rivlerësimit, znj. Entela Shedula, të paraqesë konkluzionet përfundimtare.
Me kërkesë të subjektit të rivlerësimit për kohë të mjaftueshme për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 20 shtator 2022, ora 9:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
- 1414.September.Wednesday
Njoftim
Ditën e mërkurë, më datë 05.10.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 32/2020, datë 31.08.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bernina Kondi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 259, datë 15.06.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.