- 1919.September.MondayNo events
- 2020.September.Tuesday
Seancë publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 20.09.2022, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 34/2020, datë 10.09.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 254, datë 04.06.2020.
Subjekti i rivlerësimit, znj. Entela Shedula paraqiti konkluzionet përfundimtare, duke i kërkuar Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 254, datë 04.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e saj në detyrë.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 22 shtator 2022, ora 15:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
- 2121.September.Wednesday
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.29/2020, datë 16.07.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ardit Mustafaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 245, datë 05.03.2020.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 245, datë 05.03.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Ardit Mustafaj dhe konfirmimin e tij në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.09.2022.
Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 40/2022, datë 14.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enkeleda Kapedani kundër vendimit nr. 533, datë 18.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 21.09.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
Njoftime
Ditën e hënë, më datë 24.10.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 39/2020, datë 21.09.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatmira Hajdaraj (Hajdari) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 265, datë 18.06.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
***************************************************
Ditën e martë, më datë 25.10.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 18/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 209, datë 11.11.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
- 2222.September.Thursday
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.34/2020, datë 10.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020.Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:1. Të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit znj. Entela Shedula.2. Të urdhërojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Entela Shedula, edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale.3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.09.2022. - 2323.September.Friday
Seancë Publike
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 23.09.2022, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2020, datë 30.09.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.269, datë 01.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valdete Hoxha.
Ndërsa shprehu qëndrimin e saj lidhur me denoncimet e publikut, Komisionerja Publike znj. Irena Nino, deklaroi se ato nuk përmbajnë informacione apo rrethana të mjaftueshme, në kuptim të nenit 53, të ligjit 84/2016.
Të njëjtin qëndrim për denoncimet, mbajti edhe subjekti i rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, e cila në mbështetje të qëndrimit të saj, depozitoi disa akte të reja, të cilat u administruan në cilësinë e provës nga trupi gjykues.
Trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi të mos hetojë lidhur me denoncimet e publikut, pasi në to, nuk ka fakte apo rrethana, të cilat mund të konsiderohen të vlefshme për të plotësuar kriteret e nenit 53, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqëtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare.
Komisionerja Publike vlerësoi se, nga hetimi gjyqësor dhe në vlerësim të provave të administruara, bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, nuk mund të kërkohet cënimi i vendimit.të Komisionit. Përfundimisht, Komisionerja Publike kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.269, datë 01.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Edhe subjekti i rivlerësimit, përfundimisht, kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.269, datë 01.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 30 shtator 2022, ora 13:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
- 2424.September.SaturdayNo events
- 2525.September.SundayNo events