Kolegji i Posaçëm i Apelimit, bazuar në nenin 65, pika 1 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, njofton subjektet e procesit si dhe të gjithë personat e interesuar se ditën e mërkurë, në datën 16.05.2018, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja Nr.1/2018(JR), datë 27.03.2018, për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër Vendimit Nr.2, datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit zotin Adriatik Llalla.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në adresën Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr.6, Tiranë.
Trupi Gjykues, përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues i Trupit Gjykues Sokol Çomo
Relator i Çështjes Luan Daci
Anëtar Albana Shtylla
Anëtar Ardian Hajdari
Anëtar Ina Rama
Kjo shpallje bëhet të paktën 15 ditë para datës së gjykimit, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në ambientet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ky njoftim bëhet gjithashtu në faqen e internetit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, si dhe në faqen e internetit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe, me njoftim individual në të dhënat elektronike të kontaktit të subjektit të rivlerësimit zotit Adriatik Llalla të deklaruara në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si dhe të dhënat elektronike të Institucionit të Komisionerëve Publikë. Shpallja